Cili është qëllimi i ortodoncisë?
Qëllimi është që të bëjë korrigjimin dhe ripozicionimin e dhëmbëve dhe të nofullave si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit, duke përmirësuar funksionin dhe pamjen e tyre. Ky trajtim nuk ka vetëm qëllim estetik, por ka edhe qëllim shëndetësor, sepse redukton sëmundjet e dhëmbit dhe të mishrave.
A kam nevojë për ortodonci?
Ju jeni një kandidat i mundshëm për ortodonci, nëse keni:
- dhëmbë të rreshtuar jo drejtë,
- hapësira ndërmjet dhëmbëve,
- asimetri ndërmjet dhëmbëve,
- kafshim të thellë,
- kafshim të hapur,
- merrni frymë me gojë,
- disproporcion të dhëmbëve ndaj nofullave.
Cilat janë mënyrat e drejtimit të dhëmbëve?
Ortodoncia Mobile
Me anën e aparateve mobile, ortodonti ndërhyn me kohë në anomalitë e identifikuara nga stomatologu për të eliminuar plotësisht ose për të përmirësuar anomalinë.
Ortodoncia Fikse
Me anën e sistemeve të avancuara të briketave, ortodonti bën lëvizjen e dhëmbëve deri në krijimin e harkut të dhëmbëve ideal dhe me këtë rast realizohet dhe kontaktet e mira ndërdhëmbore për një funksion normal të sistemit oral.
Ortodoncia Transparente
Me anën e sistemit transparent NUVOLA, implementohen lëvizjet që virtualisht janë realizuar në modele 3-dimensionale. Ju mund të dini paraprakisht se si do të duken dhëmbët pas përfundimit të terapisë me maskërina transparente. Mund të rregullohen rastet nga më të thjeshtat (me 4 ose 6 maskërina) deri në ato më të komplikuara (me 24-36 maskërina). Pacienti ka pavarësi nga mjeku, meqenëse ai e përcjell ndërrimin e maskërinave vetë, por sidoqoftë mjeku do t’ju udhëzojë për rikontrollet e herëpashershme.