Estetika Dentare
Nëse jeni të pakënaqur nga forma , ngjyra apo rreshtimi i dhëmbëve tuaj , sigurisht që jeni duke kërkuar dhe estetikën dentare. E kush nuk do të donte një hark dhëmbësh të bardhë , të bukur , të drejtë e në harmoni me fytyrën. Impakti që ka harku i dhëmbëve në fytyrë po vlerësohet gjithënjë e më shumë në shoqërinë tonë dhe në jetën sociale. Ameloplasti , veneërs kompoziti , Veneërs Emax , ZOOM zbardhim klinik apo pastrim i dhëmbëve janë opsionet tuaj për estetikë.
ZOOM WHITENING apo Zbardhimi Klinik
Shumë përdorues të ZOOM dhe gëzojnë efektin zbardhues që asnjë sistem tjetër nuk mund të ofrojë. ZOOM është sistemi më i fuqishëm për zbardhjen e dhëmbëve. Efikasiteti i lartë , koha e shpejtë e dhënies së rezultatit , ndryshimi i pamjes në vetëm 45 minuta e kanë bërë ZOOM sistemin më të preferuar në botë nga dentistët dhe nga pacientët. ZOOM ka gjithashtu një seri xhelesh me përdorim gjatë ditës apo natës me % të ndryshme që ofrojnë zbardhim dhe në kushtet e shtëpisë. Provoni zbardhimin me Inovativ dhe bëhuni pjesë e komunitetit të përdoruesve të ZOOM.
Veneers
Nëse ju keni dhëmbët tuaj natyrale , por për një sërë arsyesh nuk ndiheni të lirshëm ti tregoni ata , por vazhdimisht fshihni buzëqeshjen , ju mund te jeni kandidat i mirë për veneërs. Një përmirësim mahnitës mund të realizohet shpejt me ndihmën e veneërs-ave. Ata janë një mënyrë ideale për të ndryshuar formën dhe ngjyrën e padëshiruar. Përmirësimi i ngjyrës dhe formës së dhëmbëve është impakti më i favorshëm që kanë veneërsat. Bëhet fjalë për shtresa të holla porcelani që përgatiten në laborator sipas masës së gojës dhe teknikisht përshtaten në mënyrë perfekte. Veneers-at kanë pamjen e dhëmbëve natyrale , janë të qëndrueshëm dhe mjaft estetik. Veneers-at mundesojnë një buzeqeshje ideale pa procedura radikale.
Kur perdoren veneërs-at?
Veneersat përdoren për të përmirësuar një sërë rastesh si:
- Dhëmbët e ngjyrosur. Ka disa lloje pigmentimesh ose demineralizimesh që krijojnë pamjen e dhëmbëve të njollosur.
- Dhëmbët me karies apo dëmtime të sipërfaqes orale kur kërkohet një zgjidhje më afatgjatë sesa ajo që mbushjet adezive (kompoziti) mund të ofrojnë.
- Mbushjet e mëdha në dhëmbët frontale si pasoje e të cilave dhëmbi ndryshon ngjyre në vite.
- Dhëmbë frontal të shkurtër , të vegjël: disa njerëz mund të kenë predispozite gjenetike për këtë formë dhëmbi , por ajo mund të vijë dhe si pasojë e ndonjë frakture të dhëmbit apo dhe konsumimit të sipërfaqes okluzale si pasoje e fërkimit.
- Dhëmbët me hapësira ndërmjet tyre.
- Rregullime të vogla estetike ortodontike.
Si pergatiten?
Tre takime kërkohen për të realizuar veneërs-at.
Në takimin e parë bëhet një prëgatitja e sipërfaqes së dhëmbit dhe marja e masës. Ndërkohe punime të përkohshme aplikohen për të mbrojtur strukturen e ekspozuar.
Në takimin e dytë bëhet prova e veneërsave dhe kontrollohet puthitja a tyre.
Veneërs-i i vërtetë ngjitet në një procedure të veçantë në takimin e tretë.
Kjo pasohet me dy seanca të kontrollimit;
Seanca e parë vjen pas një jave ku mjeku kontrollon gjendjen e mishrave rreth veneërsave dhe siguron që kafshimi të jetë adekuat dhe i lirë nga pengesat.
Seanca e dytë kontrolluese vjen pas një viti.
Një seancë paraprake nevojitet kur rastet janë të komplikuara (ose me kërkesën e veçantë të pacientit) , duke realizuar një model dylli me pamjen finale të veneersa-ve.
Sa qendrojnë?
Veneersat parashikohet të qëndrojnë 10-20 vite. Porcelani duke patur në përbërje substance organike i nënshtrohet “plakjes”. Për këtë arsye veneërsat pas disa vitesh e humbin freskinë e hijeshinë e kanë nevojë të zëvendësohen. Janë procedura të parikthyeshme kur sipërfaqja e dhembit është e pregatitur. Humbja , dëmtimi ose thyrja e një veneersi kërkon zëvendësimin e tij. Për këtë mjeku juaj do t’ju pajisë me një maskerinë mbrojtëse dhe do tu udhëzojë se si do ta përdorni.