Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale

Olsa Alku Latifi është Doktor i Stomatologjisë, themeluese dhe mjek primar në klinikën specialistike“EneDent Premium Dental Clinic” në Prishtinë.

Gjenerata e dytë e mjekëve në familjen e saj, Dr.Olsa Alku Latifi, përvojën e punës e ka trashëguar nga prindërit e saj. Personalisht ka 23 vite përvojë pun edhe rreth 10,000 pacientë të trajtuar nga viti 2001.

Më 2000 ka diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë, degën e Stomatologjisë. Në vitin 2012 ka përfunduar master njëvjeçar në fushën e protetikës për dizajnim të okluzionit dhe buzëqeshjes. Në vitin 2018, ka kryer specializimin në lëminë e Parodontologjise dhe Mjekesise Orale në Universitetin “Hasan Prishtina” viti 2018. Dr.Olsa Alku Latifi, ndër vite, ka përfunduar kurse të shumta në të gjitha fushat e dentistrisë  duke përfshirë trajnim tre vjeçar në regjenerimin e indeve të forta dhe të buta të gojës dhe implantologjisë.

Momentalisht ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit, në drejtimin e Implantologjisë.
Dr. Olsa Alku Latifi, mban kurse dhe trajnime për mjek të tjerë specialist dhe jo specialist, mbi teknikat e ndryshme operatore parondontologjike. Ajo është pjesëmarrëse active dhe ligjëruese në kongrese vendor edhe internacionale të stomatologjisë.

Anetare e Shoqates amerikane te dentistrise ADA , Shoqates se Parodontologeve Kroate, Oda e stomatologeve te Kosoves.

Angazhimi i Dr. Olsa, në të mirën e shëndetit oral të pacientëve të saj, ka rezultuar në fitimin e besimit të shumë pacientëve. Shquhet për metodat konservative të trajtimit dhe për rezultate afatgjate të suksesit në punë. E gjithë kjo rrjedh nga njohuritë e thella mjekesore që posedon, përpikmërinë në ekzekutim manual të etapave dentare dhe moslëshimet ndaj pakujdesive.

Enedent© 2024. All rights reserved.

Terms of Use    Privacy Policy