Endodonti

Trajtimi I kanaleve I quajtur ndryshe dhe Endodonti,eshte nder procedurat me delikate e te veshtira ne fushen e stomatologjise.Kerkon nje njohuri te thelle te anatomise ,fizpatologjise,kimise e fizikes,aftesi te larta manipulative dhe kohe te bollshme per te trajtuar me kujdes e ngadale cdo mm gjatesi te kanalit.Ne kete procedure mjeku largon nervin(e infektuar apo te degraduar nga proceset inflamatore) dhe mbeturinat e tjera nga kanali,per te parandaluar kalimin e infeksionit ne indet e tjera rreth rrenjes dhe fillimin e absesit.

Pse duhet bere nje trajtim endodontik?

Nervi I dhembit e humb vitalitetin kur qarkullimi I gjakut ose inervimi I tij crregullohet dhe kjo zakonisht vjen nga kariesi I thelle I pamjekuar.Arsye tjeter mund te jete fraktura(thyerja) e kurores se dhembit me hapje te pulpes ose e rrrenjes se dhembit ne goditje te forta.Ne disa semundje te organizmit si diabeti I avancuar apo semundje te mishrave si paradontoza,crregullimi I qarkullimit te gjakut ne nerv vjen nga infeksioni I indeve perreth,ndonese dhembi mund te mos kete  karies.Nje dhemb me nerv jovital qe lihet ne goje per nje kohe te gjate pa ju nenshtruar terapise,mund te coje ne formimin e infeksioneve rreth rrenjes apo abseseve,ndaj trajtimi me kohe eshte shume I nevojshem.

Kur nevojitet trajtimi i kanlit?
  • Nese keni ndonje nga simptomat e poshtme atehere ka shume mundesi qe jut e keni nevoje per trajtim te kanalit.
  • Dhimbja e forte ose mesatare gjate konsumimit te ushqimeve a lengjeve te ftohta e te nxehta.
  • Dhimbja e forte ose mesatare gjate kafshimit vertical ne nje dhemb te caktuar.
  • Ndjeshmeria e teprauar gjate shtupjes me gisht ne nje dhemb te caktuar.
  • Dhimbja e dhembit qe prish gjumin gjate nates.
  • Nje fistule ne gingiven poshte dhembit e cilashperthen dhe rrjedh gjak e qelb dhe perseritet here pas here.
  • Dhimbja qe irradohet(shperhapet) ne pjese te tjera te fytyres(syri,veshi,sinusi etj)
  • Dhimbja e forte qe provoni gjate ngjitjes se aeroplanit ne nje dhemb te caktuar,
Si realizohet trajtimi I nje kanali?

Procedurat e heqjes se nervit shoqerohen me anestezi ne menyre qe pacienti te mos kete dhimbje.Pastaj vazhdohet me hapjen e plote te dhembit,izolimi nga peshtyma dhe me mjetet e nevojshme(si gjilperat)behet largimi I nervit,perpunimi e pastrimi I kanalit,shplarja me solucionet perkatese dezinfektuese e ne fund mbushja e mbyllja hermetike e kanalit.
Ndonjehere eshte e nevojshme vendosja e pastave devitalizuese dhe vazhdimi I perpunimit te kanalit kalon ne seancen e dyte.dhembet me rrenje te infektuara kerkojne procedura me te zgjatura deri ne arritjen e sherimit te tyre.
Suksesi I punes se endodontit eshte higjena e larte,respektimi I asepsise dhe kujdesi I tepert gjate perpunimit mekanik me dore apo me instrumente rrotulluese. Ne kliniken tone endodontia ze vend te rendesishem.Ne sigurojme per higjene maximale dhe green dentistry(stomatologjia pa ndotje te ambientit)Te gjitha instrumentet jane te perdorshme vetem per nje pacient me qellim mbrojtjen nga cross contamination apo kalimi I semundjeve infective nga njeri pacient ne tjetrin.Per kete arsye shume nga mjetet ton ate punes jane njeperdorimshe ose atyre ju behet autoklavizim I kujdesshem.Paketimi I instrumentave deshmon per njeperdorimin e tyre.

Enedent mburret percilesine e larte te mbushjeve tekanaleve dhe suksesit te perseritur ne mjekimin e dhembeve me infeksion.Te gjitha keto te ndihmuara nga teknologjia ndihmese e apexlocatorit,endomotorit dhe sistemit te obturimit.

Enedent© 2024. All rights reserved.

Terms of Use    Privacy Policy