Dentistria Konservative

Nëse dhëmbët tuaj vuajnë nga kariesi apo dëmtimet jokariotike si abrazioni, erozioni apo atricioni, dentistria konservative ju ofron zgjedhjen më të mirë. Duke larguar pjesët e dëmtuara të dhëmbit dhe duke ruajtur maksimalisht strukturën e mbetur dentare, mund të krijohen kushtet që të rindërtohet anatomia e dhëmbit me materiale estetike dhe të qëndruara dentare. Mbushjet konservative të realizuara në klinikën tonë janë të provuara për jetëgjatësinë e tyre.

Mbushjet prej Kompoziti (materiali me ngjyrë si të dhëmbit) po përdoret për të riparuar dhëmbët që preken nga kariesi, thyerjet, krisjet, etj. Pjesa e kariuar ose e krisur e dhëmbit do të largohet më parë dhe pastaj do të zëvendësohet me kompozit.

Përbërja e kompoziteve, që kur ato u përdorën për herë të parë në mes të viteve ’60, është përmirësuar vazhdimisht. Studiuesit kanë si qëllim gjetjen e një materiali që jo vetëm i afrohet sa më shumë në pamje, por edhe në forcinë e dhëmbit natyror. Sot, gjenerata më e re e kompoziteve na ofron kompozite nano-teknologji, që sigurojnë një qëndrueshmëri të lartë ndaj forcave përtypëse dhe fërkimit, pamje me chroma dhe transparencë gati natyrale, si dhe aftësi polirimi perfekte. Kjo na jep mundësinë e rindërtimeve gati ideale të formës dhe ngjyrës së dhëmbit të dëmtuar. Ashtu si dhe materialet e tjera që përdoren në klinikën tonë, kompozitet zgjidhen me kujdes të veçantë, duke u siguruar që kanë certifikatat origjinale të prodhuesve të njohur dhe që janë të klasifikuar me pesë yje nga Dental Adviser. Prej shumë vitesh në klinikën tonë, u jemi besnik prodhuesve si Ivoclar-Vivadent, Kerr, Ultradent, etj., që me kompozitet e tyre kanë shënuar revolucione të vërteta në fushën e dentistrisë.

Kur realizohet një mbushje kompoziti?
  • Dhëmbët me mbushje të dëmtuar.
  • Rregullim i estetikës në dhëmbët me hapësira.
  • Dhëmbët e thyer apo frakturuar.
  • Dhëmbët me karies.
  • Dhëmbët e konsumuar nga fërkimi.

Vendosja e një mbushje kompoziti shpesh shoqërohet me hiperndjeshmëri ndaj të ftohtit. Kjo është normale, sidomos kur kompoziti vendoset për herë të parë, por kjo nuk zgjat shumë. Shpejt do të adaptoheni me mbushjen e re. Gjithashtu, do të instruktoheni si të kujdeseni për mbushjen tuaj të re.

Higjena e mirë orale, dieta ushqimore e balancuar dhe vizitat e rregullta dentare do të zgjasin jetën e mbushjes suaj të re.

Ne jemi ndër klinikat e vetme në Kosovë që nuk aplikojmë mbushje amalgami prej 15 vitesh.

Enedent© 2024. All rights reserved.

Terms of Use    Privacy Policy