Parodontologji

Skuqje e mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje e provokuar sa herë që pastroni  dhëmbët, aromë e keqe nga goja, dhëmbë që lëvizin nga pozita e tyre duke krijuar hapësira e kushte për mbetje të ushqimit.

Janë vetëm disa nga shenjat e sëmundjes së Parodontozës. Lidhshmëria e ngushtë e kësaj sëmundjeje me sëmundjet e tjera të organizmit e bën situatën klinike të ndjeshme dhe komplekse. Kujdes i veçant duhet  treguar tek pacientët kardiakë, anemike, diabetike apo ata që vuajn nga dislipidemite apo ndryshimet hormonale dhe avitaminozat. Të gjitha këto e bëjnë mëse të nevojshëm trajtimin specilistik. Nëse jeni trajtuar më parë për këtë sëmundje është e këshillueshme përcjellja e gjendjes në kontrolle të rregullta dhe higjenë dentare profesionale periodike.me shume

Trajtimi foto parodontopati

Trajtimi periodontal varet nga shkalla e përparimit të sëmundjes.

Nëse sëmundja kapet herët në stadin e Gingivitit dhe nuk ka dëmtime të tjera,ju rekomandojmë të bëni pastrim me një ose dy seance sipas nevojes. Gjithashtu do t’ju japim këshillat përkatëse për higjenë të mirë dhe së bashku do bisedojmë për të caktuar llojin e pastës e furçës që bën për ju. Qëllimi në

këtë fazë është të parandalohet kalimi në gjendjet e avancuara si periodontitis.

Nëse gjendja ka kaluar tashmë në stad më të avancuar, rekomandojmë pastrim periodontal, pastrim të thellë apo të ashtuquajturin scaling and root planing. Në këtë procedurë gurët dhe pllaka bakteriale dentare largohen sipër e poshte gingivës(scaling) dhe sipërfaqet e ashpra të rrënjes bëhen të lëmuara(planing). Kjo ndihmon në shërimin e gingivës dhe zvogëlimin e xhepit gingivar. Gjithashtu do t’ju udhëzojmë për mënyrën e mirëmbajtjes së gojës, larjen, shpërlarjen, përdorimin e flosit dhe medikamentet e duhura.

Nëse xhepi nuk shërohet pas pastrimit të thellë, atëherë nevojitet kirurgji periodontale për të reduktuar thellësinë e xhepit,në mënyrë që ai të bëhet më i lehtë për tu pastruar. Në format e rënda sëmundja mund të kapë gjithë gjatësinë e rrënjës deri në maje të saj duke diktuar dhe heqje të detyrueshme të një dhëmbi që ndoshta ka mungesë të plotë të kariesit, pra nuk është i prishur.

Diagnoza

Sot afërsisht 60 % e pacientëve kanë kaluar të paktën një herë në historinë e tyre mjekësore një nga sëmundjet periodontale, qofshin këto në faza të lehta zhvillimi apo dhe ato të avancuara që mund të përfundojnë me rënie të dhëmbëve. Diagnostifikimi i saktë i këtyre sëmundjeve bëhet nga dentisti, por shpesh vihet re neglizhencë e tepruar nga ana e këtyre të fundit duke u marrë vetëm me problemet e dhëmbit në veçanti e jo të gojës në përgjithësi. Gjatë kontrollit të parë në klinikën tonë gjendja shëndetësore aktuale do të përkoj me vendosjen e një stadi të cilin do ta marrim si referencë për kontrollet e ardhshme.Në bazë të këtij stadi do të mund të caktojm ecurinë e sëmundjeve periodontale dhe terapinë që duhet ndjekur. Këto kontrolle kur është e nevojshme shoqërohen dhe me Rx që merren brenda seancës për të vërejtur shkallën e dëmtimit të kockës. Pamjet në monitorë do t’ua bëjnë më të qartë gjendjen tuaj.

Në bazë të thellësisë së xhepit,sasisë së gjakrrjedhjes, inflamimit të mishrave, lëvizjes së dhëmbëve nga vendi original ose lëkundjes së dhëmbeve mund të bëhet një diagnozë për një nga këto tre stade;

  • Gingivitis.(inflamim i gingivës)
  • Periodontitis(inflamim i gingivës dhe përfshirje e lehtë e kockës në këtë proces)
  • Periodontitis i avancuar(lëvizje e dhëmbëve,Inflamim i thellë i gingivës dhe i kockës që mund të çojë deri në humbje të dhëmbëve)

Në kuadër të trajtimit të sëmundjeve parodontale specialisti do tu kërkojë të bëni dhe një sërë analizash laboratorike të gjakut.

Enedent© 2024. All rights reserved.

Terms of Use    Privacy Policy