Skuqje e mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje e provokuar sa herë që pastroni dhëmbët, aromë e keqe nga goja dhëmbë që lëvizin nga pozita e tyre duke krijuar hapësira e kushte për mbetje të ushqimit. Janë vetëm disa nga shenjat e sëmundjes së Parodontozës. Lidhshmëria e ngushtë e kësaj sëmundjeje me sëmundjet e tjera të organizmit e bën situaten klinike të ndjeshme dhe komplekse. Kujdes i veçantë duhet treguar tek pacientët kardiakë, anemikë, diabetikë apo ata që vuajnë nga dislipidemite apo ndryshimet hormonale dhe avitaminozat. Të gjitha këto e bëjnë mëse të nevojshëm trajtimin specilistik. Nëse jeni trajtuar më parë për këtë sëmundje është e këshillueshme përcjellja e gjendjes në kontrolle të rregullta dhe higjenë dentare profesionale periodike.