Pedodonti

Me te vegjelit tone kane nevoje per trajtim te vecante  e te kujsshem .Shendeti I mire oral I lejon at ate ushqehen mire duke siguruar dhe nje shendet te pergjithshem.

Në klinikën tonë trajtohen fëmijët në përputhje me grupmoshën e tyre dhe nevojat e tyre. Këshillat për moshat e vogla 1-2 vjecare iu jepen prindërve, ndërsa kontrolli i parë preferohet  që të bëhet rreth moshës 2 vjecare, thjeshtë prezantimin e ambientit mjekësor ku femija do të trajtohet më vonë. Me këtë rast fëmija shpërblehet me dhurata apo fletë mirënjohjeje , që t’ia bëjmë sa me të këndshme njohjen e parë me personelin. Kështu ai fiton besim dhe nuk heziton që të vijë në kontrollet e ardhshme.
Nuk mjaftohemi vetëm me kontrollin e dhëmbëve të dëmtuar. Detyrë e jona është edhe vlerësimi i anomalive dento-faciale dhe ritmit të zhvillimit e të rritjes.

Cjane silantet?

Silanti është një shtresë shumë e hollë kompoziti të veçantë , që aplikohet në sipërfaqe të molarëve dhe promolarëve,apo dhe në cdo gropëz tjetër në sipërfaqe të dhëmbit. Më shumë se 15% e kariesit fillon në thellimet natyrale të dhëmbit. Këto thellime janë të vështira për tu pastruar dhe shumë të prirura për karies.Silanti i mbush ato duke krijuar një sipërfaqe të lëmuar dhe lehtësisht të pastrueshme.

Silanti e mbron dhëmbin për vite me radhë

Ku aplikohet?

-Dhëmbët e qumështit.Dhëmbët që kanë shumë thellime dhe dhëmbët e prirur për karies.
-Fëmijët dhe adoleshentët , në të gjithë dhëmbët e përhershëm që kanë dalë duke filluar nga mosha 6 vjecare.
-Të rriturit. Dhëmbët që kanë forma natyrale shumë të thelluara dhe kanë vështirësi në pastrim,sidomos dhëmballët e pjekurisë që janë thellë e të pafavorshëm për pastrim e shpesh në pozitë jokorrektetone

Fluori

Fluori është agjenti më efektiv në profilaksinë e kariesit.Është një mineral që e gjejmë në mënyrë natyrale në ushqime dhe ujë. Të mirat e Fluorit njihen prej më se 50 vitesh dhe mbështeten nga shumë organizata botërore shëndetësore. Sot ekzistojnë programe të vërteta mbi fluorizimin aktiv të  ujit të pijshëm.Fl merret me dy rrugë:

1.Fluori topical

Rrit fortësinë e dhëmbit pas daljes se tij,depozitohet në sipërfaqe të dhëmbit dhe e bën atë më rezistent ndaj kariesit.Veprimin e tij Fluori topical e realizon nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me sipërfaqen e dhëmbit. Ai merret nga pastat e fluorizuara për pastrimin e dhëmbëve,solucionet shpëlarëse të gojës,xhelet apo llaqet me të cilat lyhet dhëmbi. Rekomandohet që tek fëmijët të bëhet fluorizimi topical me llak çdo 6 muaj, gjatë kontrollit rutinor të fëmijës tek mjeku stomatolog.

2.Fluori sistemik

Rrit fortësinë e dhëmbit që ka dalë,por dhe atij që ende është në zhvillim e sipër.Fluori sistemik e realizon veprimin e tij nëpërmjet kalimit nga trakti intestinal,në qarkullimin e gjakut,mbërrin në sistemin e enëve të dhëmbit dhe depozitohet në formën e hidroksiapatitit në strukturën organike.Fluori sistemik sigurohet nëpërmjet uijt të pijshëm dhe ushqimeve,por mund të merret dhe me anën e tabletave,xheleve të inkapsuluara apo sprey me fluor.Fluori me pika rekomandohet për fëmijët nën 1 vjeç,me tableta për ata më të rritur.E rëndësishme është të monitorohet saktë sasia e fluorit ditor të konsumuar.Sasia e tepërt çon në shfaqjen e sëmundjes së Fluorozës që manifestohet me njolla të bardha ose kafe në sipërfaqe të dhëmbëve.Duke analizuar dietën ushqimore,ujin,pastën për larje dhe suplementet e fluorit,mjeku arrin në caktimin e saktë të dozës ditore të nevojshme për përdorim.

KUJTONI: Vetëm fluorizimi nuk është i mjaftueshëm për tu mbrojtur nga kariesi.Fluorizimi merr një rëndësi të vecantë në rastin e grave shtatzëna,nënat që ushqejnë fëmijën me gji,fëmijët nga 0-14 vjeç.E rëndësishme është gjithashtu të lani dhëmbët dy herë në ditë, të merrni ushqim të balancuar dhe kontolli i rregullt çdo 6 muaj. 

Enedent© 2024. All rights reserved.

Terms of Use    Privacy Policy