Nëse jeni të pakënaqur nga forma, ngjyra apo rreshtimi i dhëmbëve tuaj, sigurisht që jeni duke kërkuar dhe estetikën dentare. E kush nuk do të donte një hark dhëmbësh të bardhe, të bukur, të drejtë e në harmoni me fytyrën. Impakti që ka harku I dhëmbeve në fytyrë po vlerësohet gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë dhe në jetën sociale. Ameloplasti,veneers kompoziti ,Veneeres Emax,ZOOM zbardhim klinik apo pastrimi i dhëmbëve janë opsionet tuaj për estetike.

ZOOM WHITENING zbardhimi klinik

Shumë përdorues të ZOOM dhe gëzojnë efektin zbardhues që asnjë sistem tjeter nuk mund të ofrojë. ZOOM është sistemi më i fuqishëm për zbardhjen e dhëmbëve. Efikasiteti i lartë,koha e shpejtë e dhënies së rezultatit,ndryshimi i pamjes në vetëm 45 minuta e kanë bërë ZOOM sistemin më të preferuar në botë nga dentistët dhe nga pacientët. ZOOM ka gjithashtu një seri xhelesh me përdorim gjatë ditës apo natës me % të ndryshme që ofrojnë zbardhim dhe në kushtet e shtëpisë. Provoni zbardhimin më Inovativ dhe bëhuni pjesë e komunitetit të përdoruësve të ZOOM.

 Veneers

Nëse ju keni dhëmbët tuaj natyrale por për një sërë arsyesh nuk ndiheni të lirshëm ti tregoni ata ,por vazhdimisht fshihni buzëqeshjen,ju mund të jeni kandidat i mirë për veneers.
Një përmirësim mahnitës mund të realizohet shpejt me ndihmën e veneers-ave. Ata janë një mënyrë ideale për të ndryshuar formën dhe ngjyrën e padëshiruar.Përmirësimi i ngjyrës dhe formës së dhëmbëve është impakti më i favorshëm që kanë veneersat.
Bëhet fjalë për shtresa të holla porcelani që përgatiten në laborator sipas masës së gojës dhe teknikisht përshtaten në mënyrë përfekte. Veneers-at kanë pamjen e dhëmbëve natyrale,janë të qëndrueshëm dhe mjaft estetik. Veneers-at mundësojnë një buzëqeshje ideale pa procedura radikale.

Kur perdoren veneers-at?

Veneersat përdoren për të përmirësuar një seri rastesh si:

  • Dhëmbët e ngjyrosur.Ka disa lloje pigmentimesh ose demineralizimesh që krijojnë pamjen e dhëmbëve të njollosur.
  • Dhëmbët me karies apo dëmtime të sipërfaqes orale kur kërkohet një zgjidhje më afatgjate sesa ajo që mbushjet adezive(kompoziti)mund të ofrojnë.
  • Mbushjet e mëdha në dhembët frontale si pasojë e të cilave dhëmbi ndryshon ngjyrë në vite.
  • Dhëmbë frontal të shkurtër,të vegjël: disa njerëz mund të kenë predispozitë gjenetike për këtë formë dhëmbi,por ajo mund të vije dhe si pasojë e ndonjë frakture të dhëmbit apo dhe konsumimit të sipërfaqes okluzale si pasojë e fërkimit.
  • Dhëmbët me hapësira ndërmjet tyre.
  • Rregullime të vogla estetike ortodontike.
Si pergatiten?

Tre takime kërkohen për të realizuar veneers-at.
Në takimin e parë bëhet një përgatitje e sipërfaqes së dhëmbit dhe marja e masës.Ndërkohë punime të përkohshme aplikohen për të  mbrojtur strukturën e ekspozuar.
Në takimin e dytë bëhet prova e Veneesave dhe kontrollohet puthitja e tyre.
Veneers-i i vërtetë ngjitet në një procedure të veçantë në takimin e tretë .
Kjo pasohet me dy seanca të kontrollimit;

Seanca e parë vjen pas një jave ku mjeku kontrollon gjendjen e mishrave rreth vennersave dhe siguron që kafshimi të jetë adekuat dhe i  lirë nga pengesat.
Seanca e dytë kontrolluese vjen pas një viti.
Një seancë paraprake nevojitet kur rastet janë të komplikuara( ose me kërkesën e veçantë të pacientit),duke realizuar një model dylli me pamjen finale të veneersa-ve.

Sa qendrojnë ?

Veneersat parashikohet të qëndrojnë 10-20 vite.Porcelani duke patur në përberje substance organike i nënshtrohet “plakjes”.Për këtë arsye vennersat pas disa vitesh e humbin freskinë e hijeshinë e kanë nevojë të zëvendësohen.Janë procedura të parikthyeshme kur sipërfaqja e dhëmbit është e pregatitur.Humbja, dëmtimi ose thyrja e një vennersi kërkon zëvendesimin e tij.Për këtë mjeku juaj do t’ju pajisë me një maskerinë mbrojtëse dhe do t’iu udhëzojë se si do ta përdorni.

Add Your Comment

Enedent© 2024. All rights reserved.

Terms of Use    Privacy Policy