A keni mungesë të dhëmbëve dhe vështirësi në përtypje të ushqimit ?
Implanti dentar është imitim i rrënjës së një dhëmbi, i cili vendoset në kockën e gojës për zëvendësim të dhëmbit të humbur. Ai përbëhet nga titaniumi, material ky i cili është i pranueshëm për organizmin e njeriut. Implantet mund të vendosen menjëherë pas nxjerrjes së dhëmbit/dhëmbëve ose pas shërimit të plagës/plagëve.

Cfarë është implanti dentar?
Implanti dentar është imitim i rrënjës së një dhëmbi, i cili vendoset në kockën e gojës për zëvendësim të dhëmbit të humbur. Ai përbëhet nga titaniumi, material ky i cili është i pranueshëm për organizmin e njeriut. Implantet mund te vendosen menjëherë pas nxjerrjes së dhëmbit/dhëmbëve ose pas shërimit të plagës/plagëve.

A kam nevojë për implant dentar?
Ju mund të jeni kandidat i mundshëm për implant dentar nëse:
-ju mungon një apo më shumë dhëmbë në nofull;
-keni pësuar traumë dhe keni humbur disa dhëmbë;
-keni protezë parciale të lëvizshme ose totale të lëvizshme.

Sa kohë duhet per vendosjen e nje implanti?
Vendosja e implantit bëhet në një seancë të vetme. Gjatë kësaj seance doktori do të hapë në mënyrë kirurgjikale vendin ku do të vendoset implanti.
Kur mund te pajisem me dhëmbë?
Pas nje periudhe 4 mujore nga vendosja kirurgjikale e implantit mund të fillojnë procedurat për vendsojen e kurorës ose urës mbi implant. Kjo procedure zgjat rreth 10-14 ditë nga fillimi I marrjes së masës.

Cilat janë përparësitë e një implanti dentar?
– Mban shëndetshëm dhëmbët fqinj, për të shmangur dëmtimin e disa dhëmbëve natyral për një urë dhëmbësh, duke i lënë ato të pa prekur dhe të shëndetshëm.
– Mirëmbajtja dhe mosresorbimi i kockës alveolare, stimulon ruajtjen e kockës si një rrënjë e një dhëmbi natyral.

Add Your Comment

Enedent© 2024. All rights reserved.

Terms of Use    Privacy Policy